0

Ku është sot “Nermini”?

Edhe pse nuk është parë më në ndonjë serial, që nga roli i saj në serialin mjaft të pëlqyer “Aci hayat”, Selin Demiratar ende mbahet mend nga roli i “Nerminit”, shkruan rtv21.

Sa i përket jetës private aktorja gjithmonë ka qëndruar e rezervuar.

Ajo në muajin korrik të vitit 2020 i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me biznismeninMehmet Ali Çebi.

Siç raportojnë mediat turke, çifti ka 10 vite diferencë në moshë, dhe ceremoninë e dasmës e kanë organizuar vetëm me familjet e tyre.

Aktorja së fundmi, nga gazetarët ka pranuar disa pyetje në lidhje martesën, për çka Selini është shprehur se është e lumtur dhe se dëshiron që së shpejti të bëhet nënë.

37 vjeçarja, në vitin 1999 ka fituar konkursin “Miss Globe”, kështu duke e përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku edhe ka fituar vendin e tretë.

Nga ajo kohë “Nermini”, ka filluar karrierën profesioniste si aktore. Eksperienca e saj e parë në aktrim ka qenë në Teatrin Komunal të Antalyas.

SHPËRNDAJE