284 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë.
Gjithashtu si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën edhe 5 persona, përcjell ORAvip.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për moshën e të vdekurve.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç)”- thuhet në njoftimin e Institutit./ORAvip/