0

Janë konfirmuar edhe 309 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Pos rasteve të reja, janë shënuar edhe 6 raste të vdekjes, përcjell ORAvip.

IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për moshën e personave të vdekur.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”-thuhet në njoftimin e Institutit./ORAvip/

SHPËRNDAJE