
Tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, tronditi gjithë popullin shqiptar anë e kënd.
Në këto ditë pikëllimi, shqiptarët dëshmuan se sa e duan njëri-tjetrin në ditë të mira e të vështira.
Artistë të shumtë u solidarizuan dhe ndanë dhimbjen bashkë me të prekurit. Shumë rëndë po e përjeton këtë tragjedi të popullit shqiptar edhe Morena Taraku, nuk po i mban dot lotët.
Publikoi një storie në Instagram, që e shoqëroi me këtë dedikim emocionues:
“Sme ndalen lotet. Jam me ju cdo moment dhe gjithcka qe lexoj per femijet qe kane humb prindet e qe ende nuk e din… e shume tjera te renda qe per Zotin e madh lutem cdo minut per juve. All together”, shkroi ajo.
Edhe këngëtarja e njohur dha kontribut të madh për të prekurit nga tërmeti i së martës, që goditi Shqipërinë. Numri i të vdekurve ka arritur në 51, ndërsa janë me qindra të lënduar.