0

Skënder Murtezani është një epidemiolog shqiptar i njohur në SHBA.

Pesë ditë më parë, ai është bërë baba pas 32 vitesh pritje. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë doktori përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Dje në Flushing Queens në spitalin NYPQ Lindita ime lindi Bersant Murtezanin tone. Mire se na erdhe shpirti jonë”.

Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka zbuluar disa nga ndjesitë dhe emocionet e këtij momenti.

Murtezani ka treguar se i biri ka ardhur në jetë nga martesa e tij e dytë me Linditën, e cila është nga Korça.

“Jam shumë i lumtur se kështu është bërë një kombinim. Ajo është nga Korça dhe është rritur në Tiranë , unë nga Tetova”, tha ai.

Më tej, doktori ka deklaruar se emrin e djalit e ka zgjedhur nga ilirët, Bersant dhe është mirëpritur nga stafi mjekësor ku punon.

SHPËRNDAJE