0

Gjiko dhe Milaim Zeka janë “përballur” të shtunën mbrëma.

Për herë të parë në një dalje televizive janë “përballur” reperi Gjiko dhe gazetari Milaim Zeka së bashku me bashkëshortet e tyre.

Ditë më parë, Gjiko në një emision televiziv kishte thënë se nuk do donte që Elita të bënte intervistë me Milaim Zekën, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar në emision.

Për këtë gjë Elita i tha Gjikos që mos ja ndalojë intervistat me Milaimin, por të përballet me të “live” në “Shiko Kush LUAN”.

Elita i tha Gjikos të ia kthejë në të njëjtën mënyrë Zekës, duke ia ngucur gruan.

“Ktheja, ngucja gruan edhe ti”, tha Elita derisa situata u kalua me shaka nga çiftet, pasi Milaimi i tha se ishte një kompliment nga ana e tij ndaj Elitës.

SHPËRNDAJE