Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në dy ditët në vazhdim në vendin tonë.
Dy ditët në vijim pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit, për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.