0

Gresa Behluli është e përfolura e javës, pasi i dha fund beqarisë.

Çifti u dukën shumë bukur tek sa hynë në sallën e dasmës, mandej edhe tek sa qëndronin ulur e vallëzonin, madje ata u dukën shumë bukur edhe gjatë ceremonisë ku prenin tortën e dasmës së tyre.


Por, e gjithë vëmendja ishte te nusja Gresë e cila si shpejt e dha lajmin se po martohet dhe u bë shumë shpejt martesa.

Të gjithë mendonin se mos ka ngelur me barrë Gresa dhe po ngutet që të martohet.

Por, kjo gjë është mohuar kategorikisht nga vet këngëtarja Behluli, e cila para disa javësh në një intervistë televizive tha se nuk ka mbetur shtatzëne, por sipas saj martesën po e bën në fillim të sezonit se më pas është e zënë nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore duke kënduar.

SHPËRNDAJE