Ja çfarë ushqimesh gatuan vajzat e Shyhretes mbrëmë.
Që janë femra mjaftë të zonja, kjo tashmë dihet.
Si nga ana profesionale, po ashtu edhe nga jeta e përditshme ato kujdesen që të shkëlqejnë në çdo paraqitje, shkruan Kosovarja.
Në natën e vitit të Ri, familja e tyre ishte e mbushur përplot dashuri, duke shfaqur pozitivitet dhe lumturi si një familje e kompletuar.
Nuk munguan as ushqimet e shumta në tryezën e tyre, ku falë përkujdesit të Engjit dhe Gresës, po duket çdo gjë për mrekulli.
Ishte vet Shyhretja ajo e cila ndau një imazh teksa vërehen vajzat duke qenë të përkushtuara në dekorimin më të mirë të ushqimeve.
Të lumtura krahë njëra tjetrës, ato bien në sy me stilin e tyre të veçantë.