0

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është një nga këngëtarët më të dashura për publikon kosovar.

3 marsi është një datë e veçantë për Leonora Jakupin.
Këngëtarja Leonora Jakupi dje më 3 mars e ka festuar ditëlindjen e saj të 40-të, shkruan lajmi.net.

Me rastin e kësaj date të rëndësishme ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq, e fansa dhe këtë e kanë bërë pranë një fotografie në llogarinë e saj në Instagram.

Leonora karrierën muzikore e ka nisur herët dhe gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e skenës ka qenë e dashur për publikun, njësoj edhe sot.

Ka kohë që Leonora nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

SHPËRNDAJE