0

Learta Jakupi është një prej emrave më të lakuar për momentin në publikun shqiptar dhe mediat rozë.

Ndonëse u bë e njohur si reja e këngëtares, Shyhrete Behluli, janë paraqitjet e saj plot stil dhe gjithmonë tërheqëse ato që po e bëjnë edhe më të komentuar, përcjell ORAinfo.

Këtë kohë Learta po qëndron në Milano me nënën, motrën e dy kunatat e nga atje nuk po mungojnë me postime të ndryshme.

Së fundit, ato kanë publikuar një foto ku shihet se kanë dalë bashkë për kafe mirëpo, ajo që i habiti të gjithë është se ato asnjëra nuk po e agjërojnë muajin e Ramazanit./ORAinfo/

SHPËRNDAJE