0

Policia ka reaguar për vdekjen e 50 vjeçarit në fshatin Goranxi në Dropull. Mësohet se viktima është Vasil Konomi, me profesion klarinist.

Mësohet se trupi i Konomit ndodhej në garazhin e tij, pranë makinës, i pajetë ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ai u helmua nga gazrat e makinës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe pritet që në orët në vijim të hedhë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /gazetashqip/

SHPËRNDAJE