
Motrat Mustafa vazhdojnë të jenë shumë të dashura për publikun.
Ato u bënë të njohura që nga fillimi dhe këngët e tyre u bënë vetëm hite, shkruan ORAinfo.
Ato janë shumë të përfolura sidomos për jetën e tyre private e të cilën nuk po hezitojnë ta ekspozojnë në rrjete sociale.
E sot, ato kanë publikuar një foto me të cilën tregojnë se do të lansojnë këngën e re dhe në klip do ta kenë gruan e vëllait të tyre e cila është veshur në vello.
Kunata e tyre është Medina e cila është një femër shumë e bukur.
E tillë duket edhe në fotot e tjera, jo vetëm në atë e veshur me vello.
Në një foto ajo shihet e veshur me komplete të bardha dhe po duket si një zonjë e vërtetë./ORAinfo/