Komuna e Kamenicës për çdo foshnje të porsalindur do të ndajë nga 200 euro.
Komuna e Kamenicës do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura dhe tani e tutje çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro, thuhet në një njoftim të kësaj komune.
Sipas komunës pagesa për çdo fëmijë bëhet individualisht, ndërsa afati i aplikimit do të zgjasë 45 ditë pas lindjes së fëmijës.
Komuna e Kamincës në faqën e saj zyrtare ka vendosur një vegzë përmes sëcilës mund të aplikojnë qytetarët e kësaj komune.