0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vr;asjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Express.

Vetura në të cilën dyshohet se ndodhi krimi ndodhet në vendin e ngjarjes.

Po ashtu brenda saj ndodhet edhe kufoma.

SHPËRNDAJE