0

562 është numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Pos këtyre rasteve, kanë humbur jetën edhe 13 persona të tjerë, përcjell ORAvip.

Numri total i rasteve pozitive është 45.004 raste nga 158.577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vdekjes.

Rastet e reja me koronavirus janë nga gjithsej 29 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok”-njofton IKSHPK-ja./ORAvip/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

SHPËRNDAJE