0

Çfarë kishte thënë nëna e Andit për Tean në Përputhen?

Nëna e Andit ishte më e lumtura për lidhjen e të birit me Tean. Ajo kishte thënë se Tea ishte vajza e duhur për Andin.

“Mua më ka pëlqyer që në fillim fare Tea, që në takimin e parë. Madje i dyti më ka pëlqyer më shumë nga të gjitha takimet. E shoh edhe sot e kësaj dite atë takim”, tha nëna e Andit kur ishte e ftuar në emisionin “Përputhen”.

“Ki kujdes kur del në takime me vajzat e tjera, sepse ti e di se Tea është njëshi”, kishte thënë ajo.

Por a mendonte ajo se Tea është vajza e duhur për Andin.

“Është shumë e mirë Tea. Janë pothuajse njësoj të dy, të matur, të pjekur, të qetë, i kanë gjërat nën kontroll. Edhe nga paraqitja fizike shkojnë. Tea është shumë e mirë”, kishte theksuar ajo.

Tea dhe Andi dolën çift nga Përputhen por sot janë publikuar foto dhe video të Teas me një ish-konkurrent të Përputhen.

Dyshja shihen në momente intime.

SHPËRNDAJE