0

Emisioni Përputhen vazhdon të jetë shumë i përfolur.

Në emisionin e sotëm të “Përputhen”, konkurrentët kanë folur rreth historisë Tea-Andi-Beart.

I pari që dha mendimin e tij ishte Andi Artani.

Ai u shpreh se ka dyshuar te lidhja e Teas dhe Andit që në fillim.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/andi-mp4″]

“Unë e shihja që ajo nuk reagonte”, tha ai, duke iu referuar periudhës kur hyri në program, duke shprehur pëlqimin për Tean.

“Nëse ajo do kishte vërtetë ndjenja për Andin, do më thoshte shiko se unë jam me dikë”, tha Andi.

Ana Kauri u shpreh: “E kam thënë që nuk besoja te çifti i tyre, më dukeshin jo realë, me Andin nuk e shihja askund.”

Ledjana: “Nuk më janë dukur si çift Tea dhe Andi. Ata e mbulonin njëri-tjetrin por nuk ishin të afërt”.

Ndërkohë, opinionisti Arjan Konomi deklaroi se nuk ka qenë aspak në dijeni të ngjarjes në fjalë, por ka qenë ndër të parët që ka dyshuar te lidhja e tyre.

SHPËRNDAJE