
Vesa Luma është këngëtarja nga Kosova që për shumë vite ka qenë pjesë e pandashme e skenës muzikore.
Këngëtarja e mirënjohur, Vesa Luma është befasuar nga shoqëria e saj pak ditë para ditëlindjes, shkruan rtv21.
Vesa i ka falënderuar miket e saj të cilat i janë bashkangjitur idesë së saj për të festuar ditëlindjen një javë. Këngëtarja ka thënë se do të ketë festë deri më 12 maj.
“Pasunia ma e madhe e imja janë njerëzit e mij shumë të afërt me të cilët ndaj jetën! Jam tepër me fat që sot gëzoj shoqni të sinqertë, qika të cilat kanë qenë aty për mua gjithmonë, e qe edhe sonte festuam një vit të bukur po plot me sfida gëzime ndarje e bashkime. Falemderit nga zemra qikat e mija që ju bashkëngjitët idesë teme me festu 1 javë ditëlindjen. Me që ra fjala, po, i kom shoqet ma të bukra prej krejtveee”, ka shkruar Vesa.