
Nora shpenzon fiks 2300 euro për një veshje bore.
Kur është fjala për veshjet, Nora Istrefi nuk kursehet.
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, njihet për paraqitjet publike me stil shumë të veçantë.
Ajo vazhdimisht është aktive në rrjete sociale, teksa ndan fotografi të shumta nga përditshmëria e saj.
Së fundi, artistja ka udhëtuar në Zvicër për pushime, ndërsa ndau me ndjekësit fotografi nga shëtitja në St.Moritz.
Në ato fotografi, këngëtarja mori vëmendje me kostumin e zi, për të cilin ka shpenuar goxha shumë.
Sipas “Shqip closet”, çmimi i plotë i veshjes së Norës është 2.300 euro, teksa çmimin më të lartë e kishte xhaketa e “Moncler”.
Kurse, aksesori nga brendi “Prada”, që e vendosi në kokë, kushtoi 280 euro.