0

Një tjetër rast i rëndë! Një pacient me Covid është hedhur nga ballkoni i spitalit Infektiv këtë të martë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pacienti kishte ditë i shtruar pas infektimit me Covid. Mësohet se personi është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Ky është rasti i katërt ku një pacient me Covid në Shqipëri hidhet nga lartësia. Tre rastet e tjera, të gjitha me pasojë vdekjen, kanë ndodhur në spitalin Covid-2 (sanatorium).

Ndërkohë një tjetër rast ka qenë ai i një të moshuari, i cili pasi doli prej spitalit Covid, u hodh nga lartësia e banesës së tij duke gjetur vdekjen në spital.

SHPËRNDAJE