Aktorja e njohur turke, Hande Erçel e njohur si “Selinit” është e dashur edhe për publikun shqiptar.
Ajo përmes serialit të njohur “Vajzat e diellit”, ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut kosovarë.
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, është ndarë nga i dashuri i saj.
Hande ka qenë në lidhje disa vjeçare me këngëtarin e njohur, Murat Dalkılıç, mirëpo sipas mediave turke “Selini” tani është ndarë nga i dashuri, shkruan rtv21.
Si Hande ashtu edhe Murati në rrjetet sociale kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta si dhe kanë shlyer njëri- tjetrin nga lista e miqve të ndjekur. Roli i Handes si “Selin” në serial ka të bëjë me një vajzë e cila vjen për të jetuar në Stamboll nga Izmiri, ku mundohet që t’i përshtatet shoqërisë së re.
Në serial aktorja është në rolin e protagonistes ku ka një motër binjake që kanë dallime të shumta në mes vete. Ndryshe, seriali “Vajzat e dielli” aktualisht është duke u transmetuar në RTV21, çdo ditë nga e hëna në të premten.