0

Vajza e Mozzik shfaqet me veshje kombëtare.

Hana është vajza e artistëve të njohur dhe më të dashur për publikun, reperit Mozzikut dhe Loredanës. Vogëlushja erdhi në jetë në vitin 2018.

Mozziku dhe Loredana që nga lindja e Hanës nuk e kanë pasur problem të publikojnë fotografi të vogëlushes, madje ata kanë hapur edhe Instagram në emër të saj.

Në fotografinë e fundit që Mozziku e ka publikuar në rrjetet sociale, vogëlushja shfaqet me veshje kombëtare.

“Hana ime e vogël po rritet”, ka shkruar reperi poshtë fotografisë së publikuar në Facebook.

SHPËRNDAJE