
Gold Ag kalon ditën plot dashuri pranë familjes.
Ermira dhe Gold AG kanë ndarë pamje të djalit në rrjete sociale.
Çifti i njohur në muajin nëntor u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Gueril.
Ky emër edhe u diskutua gjatë dhe më pas reperi u detyrua të shpjegonte domethënien e tij, duke thënë se emri Gueril do të thotë luftëtar.
Ata sot kanë vendosur të ndajnë pamje nga dita e tyre në rrjete sociale ku dukeshin mjaft të lumtur.
Fotografitë u pëlqyen dhe komentuan nga fansat e reperit mjaft shumë duke u uruar atyre lumturi dhe dashuri për njëri-tjetrin.