0

Me një fotografi të përbashkët, Gold AG uron gruan për ditëlindje.

Reperi Gold AG gjatë vitit të kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra.

Artisti dhe partnerja e tij në fund të muajit nëntor u bënë prindër për herë të parë duke pritur në jetë djalin, të cilin e pagëzuan Gueril.

Që nga zyrtarizimi i lidhjes së çiftit e sidomos pasi u bënë prindër nuk kanë munguar imazhet e përbashkëta të shpërndara në rrjetet sociale.

Bashkëshortja e Arian Agushit feston ditëlindjen dhe ai është kujdesur për ta uruar edhe përmes rrjeteve sociale.

“Urime ditëlindjen dashuri”, është përshkrimi i një fotografie të përbashkët që Gold AG e ka shpërndarë.

SHPËRNDAJE