0

Anemia është një sëmundje ku trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut – me fjalë të tjera ato nuk bartin mjaftueshëm hemoglobinë, ose ndodh kur këto qeliza nuk e kryejnë punën që supozohet ta kryejnë.

Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në trup dhe largimin e dyoksidit të karbonit nga trupi, transmeton Telegrafi.

Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, atëherë ne helmohemi nga dyoksidi i karbonit.

Shkaktarët e anemisë mund të jenë të ndryshëm. Normalisht se lodhemi të gjithë herë pas here, por nëse shumica e simptomave të mëposhtme ju përshtaten, atëherë më mirë të shkoni te doktori.

Lëkurë e zverdhur

Kur trupi nuk mjaftohet me oksigjen ose vuan nga një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut, ngjyra jonë e lëkurës ndryshon dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk aplikohet vetëm në fytyrë, por në tërë trupin – veçanërisht në duar, në pjesën e brendshme të qepallave dhe në gjuhë.

Rrahje të parregullta të zemrës

Nivelet e ulëta të hemoglobinës e bëjnë zemrën të punojë më shumë sesa normalisht për të pompuar gjak përmes sistemit tonë. Pra zemra duhet të punojë më shumë se zakonisht për të na ngopur me oksigjen, e kjo rezulton në rrahje të parregullta të zemrës.

Lodhja

Nëse organet nuk e kanë sasinë e mjaftueshme të oksigjenit, trupi jonë punon më shumë për të prodhuar energji në mënyrë që t’i kryejmë funksionet e përditshme, e kjo na lë të ndihemi shumë të lodhur.

Problemet me përqendrim

Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë mirë, e as truri nuk përjashtohet këtu. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët sesa që na nevojitet, atëherë ne nuk do të mund të mendojmë qartë dhe do vuajmë nga përqendrimi i dobët.

Hollimi i thonjve

Nëse thonjtë dobësohen ose e krijojnë një formë të lugës, atëherë kjo është simptomë e anemisë.

Çarje në buzë

Shumica prej nesh përjetojmë tharje ose çarje të buzëve herë pas here nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia i shkakton këto në zona të caktuara, më saktësisht në kënde të buzëve.

SHPËRNDAJE