0

Gëzimja është tani një prej emrave më të përfolur në publikun kosovar.

Ajo u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit, përcjell ORAinfo.

Gëzimja dhe djali i këngëtares u martuan para pak më shumë se një muaji dhe dasma e tyre madhështore bëri bujë të madhe.

Pas dasmës, çifti zgjodhi që muajin e mjaltit ta shijojnë në Amerikë.

Sot, ata janë kthyer e Gëzimja ka shkuar ta vizitojë shoqen dhe e cila nuk ka hezituar të publikojë imazhe të saj në Instastory./ORAinfo/

SHPËRNDAJE