Rrëfehet shqiptarja që i shpëtoj rrezikut nga sulmi në Vjenë: I afrova fëmijët e mi, i përqafova.
Një shqiptare që jeton në Austri, saktësisht në Vjenë, ka rrëfyer në media sociale ngjarjen e mbrëmshme që ka ndodhur nga një sulm terrorist.
Ajo shkruan se kishte bërë plane të dilte për kafe në po atë lagje ku kishe ndodhur sulmi, mirëpo fatmirësisht planet e saj kishin dështuar dhe më pas kishte përcjell në media ngjarjën e tmerrshme që kishte ndodhur.
Rrëfimi i saj i plotë:
Një shkrimi i imi për planet e mbrëmjes po në atë lagje të Vjenës ku mbrëmë u krye nje sulm terrorist
Linda: Alo Dafina, do dalim sonte në Schëedenplatz të takohemi për kaffe?
Une: Po, në rregull, takohemi në ora 19:30.
Pas pak e lajmroj që nuk mund te vij, sepse Amiri vonohet në punë pak orë më shumë, sepse do të zgjasin konferencat në UN… pastaj veq kur ndegjoi që po në atë lagje ku e kishim lënë takimin tonë, kishte ndodhur një ngjarje jashtëzakonisht e tmerrshme … menjëherë i afrova fëmijtë e mi, i përqafova shumë dhe thash me vete: Oh Allah, kujt ia pasna bërë një nder që më mbrojte nga rreziku
Ai/ajo që ësht lutur për mua për ndonjë nder sa do të vogël qoftë, i uroj të jetë i mbrojtur gjithmonë
Austria, është vendi në të cilin jetojnë rreth 140.000 shqiptarë.
Sot pothuajse çdo e pesta familje e Kosovës ndjen shqetësim direkt për sigurinë e familjarëve të tyre!
E të gjithë shqiptarët luten për paqe e siguri, në Vienë e Austri!
Falenderimi i takon Zotit, të Cilit i nënshtrohen njerëzit e Paqes, të Urtët, të Drejtët!