0

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private.

Lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla dhe dedikimet e shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, i kanë kthyer dyshen në fjalë në një ndër çiftet më të diskutuara në mediat rozë.

Duket se Fjolla dhe Fisniku janë drejt një hapi më serioz të jetës – atë të martesës.

Telegrafi mëson nga burime pranë çiftit, se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor.

Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpiak”, pas ngjarjes famë keqe të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kuftitare Kosovë-Shqipëri.

Telegrafi gjithashtu merr vesh se ceremonia do të jetë private dhe me jo shumë persona të ftuar, nën respektimin e masave pandemike.

Mësohet se për fustanin e bardhë të Fjollës do të kujdeset stilisti i saj i besuar i shumë paraqitjeve të këngëtares ndër vite, Mr. Rex.

Ky i fundit ka udhëtuar nga Gjermania për në Shqipëri për veshjet e çiftit, teksa ndodhej i karantinuar në shtetin gjerman.

SHPËRNDAJE