Fitore Zenelaj ka përjetuar një fazë aspak të lehtë, megjithatë ajo ka arritur ta fitoi betejën me kancerin.
E, pikërisht në Ditën Botërore të Kancerit të Gjirit, ku edhe u shënua në të gjitha anët e globit me aktivitete e fushata vetdijësuese, e reja nga Kosova ka dhënë një lajm të mrekullueshëm.
Ajo përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se është shëruar plotësisht e këtë e ka bërë përmes një shkrimi emocionues:
Ky është postimi i Fitores:
Sot me 25 tetor në ditën botërore të kancerit të gjirit më është konfirmuar shërimi i plotë, pra trupi im nuk ka asnjë qelizë kancerogjene të pranishme.
Uroj me zemër që të gjithë të sëmurët të shërohen. Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot. Ai na sprovon, na forcon dhe padyshim na shëron. Mos harroni ta vini vetveten në radhë të parë, është ilaçi kryesor i çdo sëmundjeje!
“Një sëmundje e rëndë mund të shërohet, përveç të tjerash, edhe me forcën e të qeshurit; një e qeshur e mirë, nga ato që të shkrijnë, lëviz edhe i bën të dridhen të gjitha organet trupore, njësoj si lëvizjet fizike.” – N.Kousins