0

Fjolla Morina, mbrëmë (e mërkurë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, biznesmenin e njohur nga Gjilani, Fisnik Syla.

Çifti lajmin e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa është ndërruar statusi i artistes nga ‘beqare’ në ‘e martuar’.

Të njëjtit duket se nuk kanë realizuar ndonjë ceremoni për shkak të pandemisë, por që pas këtij lajmi publikuan një fotografi të parë si të martuar në Facebook.

Kësaj radhe, është Fisniku ai i cili ka publikuar një imazh përkrah Fjollës, të cilët njëherësh duken shumë të lumtur.

“E dashur, Fjolla Morina”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Kujtojmë që çifti zyrtarizuan lidhjen disa muaj më parë, derisa të dy kanë fëmijë nga lidhjet e tyre të mëparshme.

SHPËRNDAJE