
Fëmijët e Adriana Matoshit habisin me veprimin ndaj ‘njerkut’ afrikan.
Adriana Matoshi është shndërruar në personazhin më të përfolur në rrjetet sociale, e veçmas në mediat rozë.
Me të zyrtarizuar lidhjen me futbollistin e Ferronikelit mediat e bombarduan me lajme, të thëna e të pathëna.
Është përfolur shumë sidomos për faktin se Adriana është e shkurorëzuar por ka katër fëmijë nga martesa e parë.
Por, në gjithë këtë mes padyshim që shumë prej publikut ka qenë i etur të dijë reagimin e fëmijëve, se çka mendojnë ata për të dashurin e ri të nënës së tyre.
Nga ajo që kuptojmë, nuk e kanë marrë problematike zgjedhjen e nënës.
Dy nga fëmijët e saj djali Bojkeni dhe vajza Kaona ia kanë bërë folloë të dashurit të nënës mbase edhe njerkut të tyre në të ardhmen, nuk i dihet.
Ndryshe, Adriana është një nga aktoret më të suksesshme kosovare. Së fundmi ajo është shpërblyer edhe në Spanjë si aktorja më e mirë me filmin Zana.