0

“It’s my love” tashmë është bërë një ndër programet më të shikuara në vend.

Aty marrin pjesë disa të rinjë, me qëllimin për të gjetur dashurinë, përcjell ORAvip.

Erza, Ganja, Dardi, ‘El Dorado’, Lemi, Altini e Lulzimi janë vetëm disa nga konkurrentët e këtij programi.

Por, ditëve të fundit është Erza ajo e cila u bë shumë e përfolur, pasi që tregoi se ka një djalë nga një martesë e mëhershme.

Ajo ishte martuar në moshën 17 vjeçare, kur edhe mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë.

Pak kohë më pas, martesa e tyre përfundoi dhe kaq ishte rrëfimi që bëri konkurrentja e “It’s my love”.

Ajo refuzoi të fliste për ish-bashkëshortin, duke thënë se para së gjithash ai është babi i fëmijës tim dhe ka jetën e tij private./ORAvip/

SHPËRNDAJE