Presidenti Thaçi njoftoi për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit.
Pas kësaj ishte djali i tij, Endriti që ka bërë një postim emocional dedikuar babait të tij.
Endrit Thaçi ka thënë se babai i tij ka fituar betejën e lirisë dhe si shtet jemi të lirë.
Tutje ai shkruan se do ta marrë malli “por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi”.
Krahas shumë reagimeve dhe komnteve që Endriti mori në postim, ishte ai i këngëtares, Leonora Jakupit që tërhoqi vëmendjen.
Leonora ka komentuar në postimin e Endritit, duke shkruar: “Respekt dhe mirënjohje pafund për Babin tënd e Presidentin tonë!”.