0

Egzona Muqiqi u bë e njohur si bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Albatrit Muqiqit.

Ajo tani është tejet e përfolur në publik sidomos për paraqitjet e saj plot stil dhe shumë tërheqëse edhe pse është nënë e tre fëmijëve, përcjell ORAinfo.

Egzona është shumë e përfolur edhe për punën që bën si menaxhere e një qendre për mbjelljen e vetullave dhe në dyqanin e saj me veshje elegante për femra.

Meqë është shumë aktive në rrjete sociale, ajo sot ka publikuar një foto ku shihet se ka shkuar në punë me mëngjes dhe ka filluar t’i trajnojë punëtoret e saj./ORAinfo/

SHPËRNDAJE