
Ariana Fejzullahu është tani një emër tejet i përfolur në publik.
U bë e njohur si gruaja e këngëtarit, Ermal Fejzullahut, mirëpo janë paraqitjet e saj përherë plot stil ato që e bënë edhe më të njohur, përcjell ORAinfo.
Ajo nuk heziton që çdo detaj të jetës së saj ta ekspozojë në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon shumë ndjekës.
Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet se ka shkuar ta përcjellë mbesën e saj në maturë, e ajo ka shkëlqyer në mbrëmje./ORAinfo/