0

Fjolla Morina sjell setin e ri fotografik, mahnit e veshur me fustanin e kuq

Artistja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është mjaft e dashur për publikun shqiptar.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/fjoo-mp4″]

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme informacione nga jeta dhe karriera profesionale.

Në disa postime të fundit, ajo ka zgjedhur të publikojë setin e ri fotografik, teksa mahnit fansat e saj.

Bukuroshja bionde u shfaq me një fustan të kuq, që bënte t’i theksoheshin tiparet e mrekullueshme trupore.

Flokët i kishte të kapura prapa kokës, kurse për makijazh ajo shkoi me disa nuanca më të errëta.

Postimi mori me mijëra komente nga mbështetësit e saj, duke përshkruar se sa tërheqëse dukej këngëtarja.

Ndërkaq, ditëve të fundit ajo mori vëmendje të madhe, pas imazheve që publikoi me bashkëshortin në Ditën e të Dashuruarve.

SHPËRNDAJE