0

Është ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.

Kjo këngëtare e mirënjohur e muzikës popullore, për vite të tëra ka arritur një numër të madh fansash, kjo falë dashurisë së madhe ndaj muzikës së saj.

Zëri i saj i ëmbël ju ka përcjellë dhe vazhdon të ju përcjellë edhe tash, shkruan rtv21.

Bëhet fjalë për Ganimete Jashanicën, këngët e së cilës kishin mesazhe të fuqishme, mesazhe këto që tregojnë se me artin shpirtëror, ajo kishte gjetur mënyrën se si të shprehej.

Por, a e mbani mend se si dukej Ganimete Jashanica vite më parë? Më poshtë ju sjellim disa fotografi të realizuara vite më parë dhe nga ajo që e shihni, do ta kuptoni se ajo ka mbetur e njejta, me plot sharm e elegancë.

Madje, për 52-vjeçaren vitet janë vetëm numra.

Ganimete Jashanica është e martuar qe sa vite me Ismet Jashanicën dhe kanë dy fëmijë.

Në vitin 1986 çika e Prishtinës është martuar në një fshat të Lipjanit, ajo në një intervistë për media ka treguar se kishte arritur të përshtatet shumë mirë dhe të jetë shumë praktike.

SHPËRNDAJE