0

Vdes nga Covid-19 neuropsikiatri kosovar Nijazi Macula.

Edhe një mjek kosovar e ka humbur betejën me virusin Covid-1.

Nijazi Macula ka ndërruar jetë dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa neuropsikiatri Dr. Jusuf Ulaj ka thënë se Kosova ka humbur një prej mjekëve më të mirë që ka pasur.

“Sot psikiatria kosovare humbi një prej mjekëve më të mirë që kemi pasur. E njoha prej ditëve të para të edukimit në klinikën e Neuropsikiatrisë dhe kam punuar me të një kohë të gjatë në vite të vështira për shëndetësinë Kosovare. Si mësuesi im i parë në psikiatri, ishte shumë i afërt dhe konfrontues simpatik. Nuk ka pasur asnjë rast të rëndë për të, ai gjithmonë ishte aty dhe kishte zgjidhje. I afronte të rinjtë dhe ishte shumë kërkues për dije. Janë të paharruara kafet e shumta të mëngjesit ku gjithmonë kemi diskutuar për rastet e rënda në repart, trajtimin e tyre, dhe debate të shumta të çdo sfere të jetës. Humori dhe sarkazma që përdorte kishin përherë një qëllim, ishin inspiruese dhe motivuese për ndërtimin dhe forcimin profesional. Lamtumirë shoku im i paharruar”, ka shkruar Ulaj.

Që nga fillimi i pandemisë një numër i konsiderueshëm i mjekëve e kanë humbur betejën me virusin Covid-19.

SHPËRNDAJE