0

Vdes mjeku i njohur kosovar nga koronavirusi.

Humb betejën me COVID-19 specialisti i QKMF-së në Prizren.

Pas një qëndrimi prej 40 ditësh në spitalit e Prizrenit, ka ndërruar jetë doktori Sebajdin Smoni si pasojë e COVID-19.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, i cili ka shtuar se i ndjeri ka qenë Specialist i Mjekësisë Familjare.

“I ndjeri është doktor Sebajdin Smoni – Specialist i Mjekësisë Familjare. Ka vdekur prej COVID-19 pas një qëndrimi prej 40 ditësh në Spitalin e Prizrenit”.

SHPËRNDAJE