Këta janë dy djemtë e vrarë nga babai i tyre në Pozhoran të Vitisë.
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.
Fetah Zuka, dyshohet se fillimisht ka vrarë gruan e tij, dy djemtë dhe më pas veten.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po fatkeqësisht nga informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes deri tani kaq mund të themi”, ka thënë Hashani.
Më poshtë mund të shihni dy foto të dy djemve të vrarë nga babi i tyre.
Lajmi u konfirmua edhe nga Prokuroria në Gjilan.
“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fun