
A mund ta gjeni se cili nga këta persona është Ramadan Krasniqi-Dani.
Është një ndër emrat më të pëlqyer muzikor, ai shquhet për zërin dhe paraqitjet mbresëlënëse, me të cilat ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave, shkruan rtv21.
Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur nga Peja, Ramadan Krasniqi-Danin, i cili së fundmi duket se i ka hapur arkivat.
Ai ka publikuar një fotografi të vjetër bashkë me disa miq. Dani ka pyetur ndjekësit e tij se cili është ai në këtë imazh. “Cili??”, ka shkruar Dani.
“Gjysëm dashni”, mban titullin kënga e fundit e Danit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. Ky projetk i tij është publikuar në muajin prill.