0

Gresa Behluli sot po i jep fund beqarisë.

Dasma e saj e bujshme sot ka marrë vëmendjen e shumë personave pjesëmarrës

Dasma e saj po mbahet në një lokal në në Prishtinë ku gjithçka është organizuar deri në detajin e fundit. Të pranishëm janë shumë mysafirë e prej tyre edhe figura publike, këngëtarë të cilët po përkujdesen për atmosferën. Rtv21 ka siguruar pamje eksluzive nga dasma.

Gresa ka hedhur vallen bashkë me dhëndrrin Lulëzim Ibrahimin, pas fjalimit të këngëtares Shkurte Fejza, nënës së Gresës dhe Trim Ibrahimit, vëllait të dhëndrit. Ndryshe, Gresa të mërkurën ka mbajtur kanagjegjin, ku ishin të ftuar kryesisht gra, familjare, kolege të saj dhe të nënës Shkurte Fejzës.

Në kanagjegj Gresa dhe Shkurta kanë kënduar një këngë me tekst emocionues kushtuar nënës dhe bijës, me të cilën i përlotën të gjitha të ftuarat.

SHPËRNDAJE