0

Ish-missi shqiptar, Diellza Kolgeci sot u bë nënë për herë të parë.

Pamje e Diellzës bashkë me vajzën Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci në orët e para të ditës së sotme fitoi epitetin më të rëndësishëm që mund të ketë një femër.

Ajo u bë nënë e një vogëlusheje, të cilën e ka me basketbollistin e njohur kosovar, Fisnik Rugovën.

Bukuroshja kosovare pak më parë tregoi se bebes ia vendosën emrin Helena Rela Rugova, shkruan rtv21.tv

Diellza tregoi se ka lindur në Spitalin Amerikan, ka pasur disa komplikime gjatë lidnjes, por që tani fatmirësisht ajo dhe Helena Rela janë në gjendje të mirë shëndetësore. “

Kam lind në spitalin Amerikan në Prishtinë dhe ende jam këtu, dje rreth orës 6:30 jam shtri dhe kam lind në oren 1:25 mëngjesit, lindje natyrale.

Gjatë lindjes kam pas disa komplikime, por falë ekipit super të mirë të Dr. GOKSU GOC çdo gjë ka përfundu mirë. Bebi ka qenë me fat që ka një doktoreshë si Dr.RITA”, tregoi Diellza. Ajo më tutje rrëfeu se dhimbjet e mëdha i ka harruar në momentin kur mori beben në duar. “Nuk e kam besu që ato dhimbje aq të medha mundet dikush t’i kaloj në sekond”, u shpreh Diellza, duke shtuar se në spital do të qëndrojë në spital edhe dy ditë derisa t’i kryej kontrollet tjera.

Përveç këtyre, Diellza dërgoi një fotografi të bërë pas lindjes, së bashku me vajzën. Lajmin për shtatzëninë Diellza e kishte konfirmuar në dhjetor të 2018-së.

Diellza në muajin shkurt ka organizuar një “Baby Gender Party”. Në festë e veshur me fustan të bardhë të gjatë dhe me flokë të kapura, thjesht, Diellza ishte dukur për mrekulli në krahët e personit të saj të zemrës, Fisnikut, i cili po ashtu ishte veshur me këmishë të bardhë.

Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.

SHPËRNDAJE