
Këngëtari shumë i njohur shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin.
COVID-19 i ka marrë jetën artistit të njohur shqiptar, Kujtim Prodani.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Tiranë.
Një natë para ndërrimit të viteve, Prodani bëri të ditur se po vuan nga COVID-19 përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale në oksigjenoterapi nga spitali COVID “Shefqet Ndroqi”.
Fatkeqësisht me kalimin e ditëve gjendja e 57-vjeçarit ka shkuar duke u përkeqësuar, deri sot kur edhe u nda nga jeta.
Prodani që njihet për plot këngë është i biri i artistes së madhe shqiptare, Anita Take dhe Agim Prodanit.