Adelina Tahiri është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që u bë shumë e përfolur nga publiku që në paraqitjen e saj të parë në skenë.
Por më së shumti ajo u përfol në këto vitet e fundit kur u zbulua lidhja e saj me burrin e pasur maqedonas e më vonë edhe pas lindjes së djalit, shkruan ORAinfo.
Ajo po e shijon shumë këtë kohë si nënë e re dhe vazhdimisht është në pushime së bashku me familjen e saj të vogël.
Adelina bashkë me burrin e djalin tani po qëndrojnë në Vjenë për pushim, e mbrëmë ajo ka gatuar ushqime të ndryshme dhe na bën të kuptojmë që në shtëpinë e saj ka pasur festë./ORAinfo/