
Blero dhe Afrona Dika festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre.
Ata momentalisht janë një nga çiftet më të admiruara nga publiku shqiptar.
Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi dhe blogeren Afrona Dika, të cilët vazhdojnë të jenë mjaft aktivë e të ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, çifti bënë të ditur përmes rrjeteve sociale se festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre.
“Urime 6 vjetori zemër”, ka shkruar ai.
Të njëjtit ndërkaq u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni luksoze në Shqipëri.
Kjo ndërkohë është martesa e dytë e Bleros, pasi më parë ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë.