Humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima ka reaguar për herë të parë pasi u infektuar me koronavirus.
Cima në postimin e tij ka shkruar se gjendja e tij është stabile dhe se është me oksigjeno-terapi.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që po pyesin për gjendjen e tij. Gjatë ditës së djeshme vajza e tij, Adelna Thaçi-Meta kërkoi gjak nga personat që ke kanë kaluar virusin, për ta ndihmuar babain e saj.
Fatmirësisht, tashmë i është gjetur gjaku i kërkuar për Cimën.
Lexoni postimin e tij:
Përshëndetje të gjithëve
Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.
Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit, po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut, ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.
Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.
Respekt
Cima 🤚