Edhe bronkiti, edhe inflamacioni i mushkërive janë sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, mirëpo edhe simptomat janë të ngjashme. Prandaj është shumë e vështirë të diagnostikoni drejt këto sëmundje.
– Nuk ka kufij të qartë midis bronkitit dhe inflamacionit të mushkërive, mirëpo shërimi i këtyre dy sëmundjeve është i ndryshëm dhe prandaj është me rëndësi të përcaktohet diagnoza e drejtë, thotë Dr. William Schaffner, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt në Nashville, transmeton Telegrafi.
Ajo që është me rëndësi të dihet është që bronkiti paraqet inflamacionin e bronkeve, gypave të vegjël të cilët nga gabzherri shkojnë në mushkëri, prandaj kjo paraqet dallim esencial midis këtyre dy sëmundjeve.
Bronkiti është pasojë më e shpeshtë e viruseve, ndërsa inflamacioni i mushkërive mund të shkaktohet edhe nga infeksioni bakterial.
– Gjithashtu, bronkiti është i ngjashëm me ftohjen, përkatësisht i njëjti virus i shkakton të dy sëmundjet – thotë dr. Efraim Calik, specialist i sëmundjeve infektive në Institutin “Duke Health” në Karolinën Veriore.
Simptoma më e shpeshtë për bronkitin është kolla e cila shfaqet vrullshëm.
Mund të ndodhë që me rastin e kollitjes të dalë jashtë edhe mukoza, mirëpo ajo patjetër duhet të jetë e pangjyrë apo e shndritshme.
Këto simptoma i shoqërojnë edhe rraskapitja, ethet e buta, mungesa e frymëmarrjes. Më së shpeshti zgjat nga 7 deri në 10 ditë, mirëpo kolla mund të zgjasë edhe më shumë.