0

Blero dhe Afrona janë një ndër të paktat çifte që bëjnë gjithmonë bujë në media e në publik.

Ata janë lidhur pesë vite më parë dhe që nga atëherë janë shumë të komentuar.

Blero mbetet emri më i diskutuar i gjinisë mashkullore në estradë. Kjo sepse postimet e tij po vazhdojnë të nxisin polemika të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarin e njohur e shohim shpesh në faqen e tij personale, duke lëshuar thënie dhe fotografi nga më të ndryshmet, ku sapo ti shohësh të përngjajnë me trazimet e tij, shkruan Kosovarja.

Ndonëse, është në lidhje tashmë e disa vite me modelen e njohur, Afronën, ai ende nuk po i lë këto postime, duke lënë sinjale nga më të ndryshmet të vaujtjes së tij në rrjetet sociale.

Mëngjesi i sotëm, e gjeti atë të shoqëruar në ritmet e disa thënieve, të cilat i kishte ndarë me ndjekësit e tij, teksa flisnin për anën e tij vuajtëse, duke mos lënë gjurmë për të kuptuar se kush qëndron mbrapa tyre.

Interesante kjo gjendja e tij. Shikojeni.

SHPËRNDAJE